Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zv.president i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Evropa ishin gjithashtu Kryeministri i Kroacisë, Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë, Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.