Aksident trafiku sonte në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup

Sonte rrethe ores 22’00 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryq, ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendngjarje kanë arritur menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve dhe më pas i kanë transportuar drejt Spitalit të Qytetit për trajtim të mëtejmë.
Policia ka dalë në terren dhe ka siguruar zonën, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në këtë segment të rrugës për disa momente ka qenë i vështirësuar.
Më shumë detaje priten pasi organet kompetente të publikojnë informacion zyrtar.

Foto:  Ramiz Sulejmani