Jordi Roura, koordinator i akademisë “La Masia” (2015–2021), ishte përgjegjës për transferimin e Lamine Yamal nga CF La Torreta te Barça. Ai tregoi: “Lamine Yamal? Kur ishte i vogël, të gjithë shkonin pas topit, ndërsa ai jo… Por kur e merrte topin, gol… Diçka kuptonte”.
Roura imitoi mënyrën e veçantë të të ecurit të Yamal: “Kur e transferuam, ecte pak çuditshëm, me këmbët pak të shtrembëruara”. Në janar 2015, Barcelona dërgoi një email për të përshpejtuar testin e Yamal para se CF La Torreta të nënshkruante me Espanyol. Óscar Hernández i shkroi Marc Serra për të siguruar provën me Barcelonën: “Ne kuptuam se duhet të vepronim shpejt, pasi La Torreta ishte gati të bashkëpunonte me Espanyol”.
Yamal debutoi me skuadrën e parë të Barcelonës më 29 prill 2023, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, duke ndryshuar fatin e tij dhe, ndoshta, historinë e futbollit.
The post Sekreti i madh i Yamal, kur u bashkua me Barcelonën: “Ecte çuditshëm, me këmbët e shtrembëruara” appeared first on Telesport.
