Sezoni i ri me probleme të vjetra pritet ky i sivjetshmi për Kodrën e Diellit për pjesën e parkimeve dhe infrastrukturës rrugore.

Hotelierët kërkojnë kushte më të mira në qendrën turistike, që klientët e tyre, të cilët më të shumtë janë në muajt janar-shkurt, të jenë të kënaqur me infrastrukturën.

“Jemi të gatshëm për të filluar një sezon të mbarë. Mungesat dihen, rrugët duhet të përgatiten, infrastruktura rrugore ka nevojë të punohet pak. Çmimet janë të njëjta nuk janë ndryshuar. Sa iu përket shtretërve të njëjtat janë, 500 shtretër ka Kodra e Diellit”, tha Hashim Hasani – pronar hoteli.

Drejtori i qendrës turistikeGaniAliji premton se në sezonin e ri do të zgjidhin disa probleme – teleferiku do të kontrollohen brenda ditëve, janë rrethuar shtigjet për të mos u humbur skijatorët, si dhe tualetet publike. Zotohet po ashtu se për herë të do të sanohen gropat dhe kanalizimi që përfundon në rrugë.

“Punët përgatitore për momentin janë në fazën e fundit për fillim të sezonit. Jemi në përfundim nga servisimi e deri tek gjërat tjera që janë të nevojshme. Si zakonisht, vitin e shkuar pranimin teknik është bë në muajin e 12, ndërsa këtë vit, presim këtë javë ta përfundojmë edhe atë sepse jemi përgatitur më herët për fillim të mbarë. Shtigjet e skijimit të gjithë do jenë të hapura, janë pastruar janë rregulluar për skijim. Kemi vendosur mbrojtëse për skijatorët dhe vendojmë edhe mbrojtëse të reja tek ski-liftat dhe do kemi edhe sinjalizim tek gjitha pistat”, theksoi Gani Aliji – drejtor i Qendrës Turistike “Kodra e Diellit”.

Problem kryesor për këtë qendër turistike dimërore mbetet parkimi. Nga komuna e Tetovës pohojnë se edhe këtë vit do ta vazhdojë të ketë transport të organizuar nga qyteti deri në Kodër të Diellit.