“Defensa Central” raporton se Florentino Perez po punon për të transferuar falas dy qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme. Njëri dihet tashmë që është Ibrahima Konate, francezi ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Liverpool-it për rinovimin e kontratës dhe ka rënë paraprakisht dakord me klubin madrilen për t’u transferuar falas në verë.

Objektivi tjetër i Perez është po ashtu transferimi falas i njërit mes Dayot Upamecano dhe Marc Guehi. Francezi nuk pranon të rinovojë me Bayern, nëse nuk i plotësohet kërkesat e tij financiare.

Anglezi ka vendosur se do të largohet nga Crystal Palace dhe i mbetet vetëm të vendosë për ekipin e tij të ri, duke ditur që ka një numër të madh klubesh që interesohen për të.

The post Real Madridi do të përforcojë mbrojtjen me dy super lojtarë, pa paguar asgjë appeared first on Telesport.