Real Madrid ka vuajtur shumë në transfertën ndaj Elche, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në La Liga. Pjesa e parë ishte paksa monotone dhe pa shumë raste serioze për të dy ekipet. Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku u shënuan të gjithë golat.
Rezultati është zhbllokuar me fillimin e pjesës së dytë. Pas një aksioni të shpejtë të vendasve dhe kombinimit perfekt mes German Valera, i cili asiston me finte për Aleix Febas, ky i fundit mposht Courtois, në minutën e 53-të.
Barazimi për madrilenët erdhi në minutën e 78-të, ku Dean Hujisen shtyu në rrjetë topin e goditur me kokë nga Jude Bellingham, pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit.
Vendasit nuk u demoralizuan dhe kaluan sërish në avantazh në minutën e 83-të, me një gol spektakolar nga Alvaro Rodriguez, i futur në fushë pak minuta më parë.
Në minutën e 87-të, ishte Jude Bellingham që barazoi shifrat 2-2, pas asistit të marrë nga Mbappe. Në minutat shtesë, Gonzalo Garcia kishte një shans të artë për të shënuar golin e tretë, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Rezultati final, 2-2. Pas këtij barazimi, Real Madrid mban vendin e parë në renditje me 32 pikë, 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Elche renditet në vendin e 11-të me 16 pikë.
The post Një pjesë e dytë fantastike, Bellingham shpëton Realin nga humbja dhe i mban në vendin e parë (video) appeared first on Telesport.
