Kombëtarja e Italisë për meshkuj në tenis fitoi për të tretin vit me radhë trofeun e rëndësishëm ekipor, Kupën Dejvis. Në finalet e luajtura në Bolonja, ekipi italian mundi 2-0 me ndeshje Spanjën në dy ndeshjet teke (nuk u luajt loja dyshe).
Edhe pse në këto finale munguan numrat 1 dhe 2 në botë, respektivisht spanjolli Karlos Alkaraz dhe italiani Janik Sinner, ata që zbritën në fushë nuk zhgënjyen. Dhe në fund, “azzurrët“ mbrojtën titullin kampion bote për meshkuj.
Ky është trofeu i katërt për Italinë në Kupën Dejvis, që bëhet shteti i parë në histori që e fiton këtë trofe për tri vite me radhë.
Tenistët Flavio Kobolli, Mateo Berettini, Andrea Vabvasori dhe Simone Bolelli bënë diferencën në këto ndeshje.
The post Kupa Dejvis, Italia shkruan historinë dhe fiton për të tretin vit radhazi trofeun appeared first on Alsat.
