Java e 12-tgë e Premier League do të mbyllet sonte me ndeshjen mes Manchester United dhe Everton. Një përballje delikate për “djajtë e kuq”, që do të jenë pa 2 lojtarë kryesorë: Benjamin Sesko dhe Harry Maguire.
Në dyshim edhe Kobbie Mainoo, por ai mund të jetë në stol. “Ai do të qëndrojë disa javë jashtë. Nuk e di sa gjatë,” tha Ruben Amorim për Sesko. “Dëmtimi i tij nuk është aq serioz, por duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi trajneri portugez.
Më tej, trajneri i ”djajve të kuq” foli për gjendjen e mbrojtësit Harry Maguire: “Harry nuk është gati, ndërsa Kobbie Mainoo nuk u stërvit të shtunën. Do ta shohim. Më vjen keq, pasi janë lojtarë të rëndësishëm për skuadrën tonë
“Me mungesa apo jo, tani kemi një ndeshje tjetër përpara që duhet ta fitojmë. Kjo është alternativa e vetme për të qenë mes ekipeve më të mira. Duhet reagim i mirë që në fillim, pasi ky do të jetë mentaliteti që na dërgon te suksesi”, tha Amorim.
The post Manchester United me mungesa ndaj Everton, trajneri Amorim: Mentaliteti ynë duhet të jetë fitorja appeared first on Telesport.
