Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sanderlandit, Granit Xhaka po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Premier Ligë. 33-vjeçari është lojtari kyç i Sanderlandit, në një sezon të madh të klubit në rikthimin e tij në Premier Ligë. Por jo vetëm tek ekipi i tij, Xhaka është mesfushori më i vlerësuar në tërë ligën.

“WhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke lënë mbrapa emra si Deklan Rajs, Moises Kaisedo, Bruno Fernandes e Dominik Soboszllai. Këtë sezon, Xhaka ka një gol e tri asistime në Premier Ligë. Mesfushori i Zvicrës kaloi te Sanderlandi gjatë verës nga Leverkuzeni për shumën e 15 milionë eurove.

Ndërkohë si kapiten i “Macave të Zeza”, pas ndeshjes së humbur nga Sanderlendi i tij ndaj Fulhamit, shqiptari I Zvicrës u shpreh tejet i dëshpëruar. Ai bëri një postim në rrjetet sociale, duke thënë se kjo humbje dhemb.

“Humbjet gjithmonë dhembin – tani ka të bëjë me mënyrën se si mësojmë prej tyre dhe si ecim përpara së bashku”, u shpreh Xhaka në rrjetet sociale.

The post Granit Xhaka, mesfushori më i vlerësuar në Premier Ligë appeared first on Alsat.