Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.

Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.

Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari. Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.

 

The post Skënderbeu nuk ka rivalë, garë e fortë për vendin e dytë. Situata në Kategorinë e Parë, pas 12 javësh appeared first on Telesport.