Nën masa të sigurisë, ku të pranishëm janë edhe policia dhe prokuroria, kështu po zhvillohet hetimi në vendin ku u gjet pa shenja jet e
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete një 42-vjeçar nga Tetova, i cili u raportua si i zhdukur një ditë më parë. Ai u gjet brenda një veture të tipit “Audi Q5” në atarin e fshatit Nerasht.
Sipas njoftimit, bashkëshortja e tij kishte raportuar në polici se ai ishte larguar nga shtëpia me automjet dhe nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas kërkimeve, policia ka gjetur mjetin e parkuar, ndërsa brenda tij një person që nuk jepte shenja jete. Në xhamin e shoferit është vërejtur një vrimë plumbi, ndërsa viktima ishte e mbuluar me gjak, duke ngritur dyshimet se është qëlluar me armë zjarri.
