Kampioni i Kosovës, Drita, ka shënuar një fitore të madhe në derbin shqiptar kundër Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.Ajo që bie më së shumti në sy është fakti se pas katër xhirove, Drita ka lënë pas emra të njohur të futbollit evropian si: Sparta Pragë, Rajo Valejkano, Fiorentina, Kristal Pallas, AZ Alkmaar, Dinamo Kiev dhe Legia Varshavë.
Drita ka edhe dy ndeshje të mbetura në fazën e ligës: fillimisht pret AZ Alkmaar, ndërsa në fund udhëton në Spanjë për t’u përballur me Rajo Valejkano.
Deri më tani, gjilanasit kanë regjistruar fitore ndaj Shelburnit dhe Shkëndijës, ndërsa kanë barazuar me KuPS dhe Omonia – një ecuri shumë pozitive që i mban në garë për një histori të re evropiane.

The post Renditja në Ligën e Konferencës, Drita lë pas ekipe të njohura evropiane appeared first on Alsat.
