Vedat Muriqi ka vazhduar me suksese edhe këtë fundjavë që lamë pas në La Liga, teksa realizoi dy gola për Majorka-n. Sulmuesi kosovar ishte i pandalshëm të shtunën, kur Mallorca barazoi me Osasunën me rezultat 2-2.
Prizrenasi realizoi dy gola të shpejtë brenda katër minutave, derisa u vlerësua me notën 9,2 nga “SofaScore”. “SofaScore” e vendosi Muriqin edhe në formacionin e javës në La Liga, pasi ylli kosovar ishte lojtari i dytë më i vlerësuar në La Liga, vetëm pas Dani Olmos së Barcelonës që mori notën 9,5.
Inaki Pena është në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Mark Bartra, Xherard Martin e Hancko.
Në mesfushë janë Lamine Yamal, Berenguer, Dani Olmo dhe Moleiro.
Ndërkohë në sulm përkrah Muriqit janë edhe Aleksander Sorloth dhe Perez.
The post Pas dy golave të shënuara, Muriqi në formacionin e javës në La Liga appeared first on Alsat.
