Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, të martën në Moskë, pasi Shtëpia e Bardhë tha se ishte “shumë optimiste” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, i cili ka vepruar si këshilltar i jashtëm në bisedimet diplomatike, pritet gjithashtu të marrë pjesë, shkruan BBC.
Samiti vjen pas dy ditësh negociatash në Florida midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë, përfshirë Witkoff dhe Kushner, që synojnë rafinimin e një plani paqeje të mbështetur nga SHBA-ja, i cili ishte parë si i favorshëm për Rusinë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i përshkroi bisedimet si “konstruktive”, por tha se kishte “disa çështje të vështira që ende duhen zgjidhur”.
