Pavarësisht polemikave të mëdha dhe akuzave për stadnarte të dyfishta në përdorimin e sistemit VAR, institucuionet e rëndësishme te futbollit bortëror nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq në aplikimin e tekknologjisë në futboll.
Së shpejti, mund të shohim edhe më shumë ndërhyrje të VAR-it në fushat e futbollit në të gjithë botën.
FIFA po shqyrton zgjerimin e kompetencave të VIDEO-Gjyqtarit Ndihmës. Në botërorin e vitit 2026 gjyqtari dhe asistentët e tij mund të korrigjohen gjithashtu për goditjet nga këndi apo për kartonat e dytë të verdhe që mund të jenë vendimtare në ndëshkimin e lojtarëve më kartionin e kuq.
Kohët e fundit të përdorimit të sistemit VAR-it, ka pasur raste të shumta që përfshijnë gabime të gjyqtarëve në dhënien apo jo të goditjeve nga këndi apo të kartonave të dytë të verdhë që kanë ndikuar në rrjedhën e një ndeshjeje.
Shoqata ndërkombëtare e gjyqtarëve, do t’i diskutojë këto propozime në janar: shqyrtimi për një karton të dytë të verdhë gëzon mbështetje të gjerë ndërsa korrigjimi i vendeve mbi goditjet nga këndi shihet me skepticizëm pasi mund të vonojë ndjeshëm lojën.
UEFA sidomos është kundër këtij rekomandimi. Pjesë e diskutimit të protokollit të VAR do të jetë edhe rishkimi i rregullores për pozicionin jashtë loje duke e sanksinuar këtë gjë vetëm në rastet kur trupi i lojtarit është totalisht jashtë mbrojtësit të fundit, element që ka shkaktuar polemika pa fund deri edhe në ilaritet kur janë anuluar gola për milimetra./vizionplus.tv
