Një përpjekje e fundit për të larguar fantazmat dhe frikën e dështimit. Në Abu Dhabi, piloti britanik Lando Norris ka një mundësi të shkëlqyer për të siguruar më në fund një titull, që vetëm disa javë më parë dukej i sigurt.

Por disa gabime bënë që diferenca me rivalët të ngushtohej në 12 pikë me ndjekësit e tij. Pilotit të McLaren i duhet vetëm një vend i tretë për t’u bërë matematikisht kampion bote në një pistë ku fitoi një vit më parë.

Anglezi do të duhet të qëndrojë larg telasheve. Ai mund të renditet qetësisht i treti edhe nëse dy rivalët e tij kryesorë për titull, Max Verstappen e Oscar Piastri, renditen para tij. Pra, një mision i realizueshëm dhe ai mund të fitojë titullin për pilotë.

Jam i emocionuar,” tha Norris, që më tej shtoi: “Një vit më parë në Yas Marina, fituam kampionatin botëror për konstruktorë dhe këtë vit jemi tashmë kampionë me një tjetër kampionat të rëndësishëm për të fituar”

.

Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm. Kemi një makinë të jashtëzakonshme. Jam krenar për të gjithë në ekip. Do të japim gjithçka në garën e fundit për të arritur një tjetër sukses për McLaren dhe për veten time”, deklaroi Lando Norris.

The post Norris: Ka qenë sezon i jashtëzakonshëm, dua të bëj edhe hapin e fundit drejt titullit appeared first on Telesport.