Pas 13 javëve, shtatë skuadra janë të ngjitura brenda vetëm pesë pikëve, duke e lënë kryesimin pa një dominues të qartë. Bolonja dhe Komo janë surprizat që po sfidojnë pritshmëritë, ndërsa lufta për titull mbetet e paparashikueshme deri në maj. Milani po sjell lëvizje të reja ofensive, me dalje të lëvizshme nga prapa dhe futje të mbrojtësve në zonat e avancuara, duke surprizuar kundërshtarët dhe duke i dhënë ekipit një ritëm më dinamiko-sulmues. Por vëmendjen më të madhe po e tërheq Komo, skuadra e drejtuar nga Fabregas. Vetëm katër pikë larg kryesimit, Komo po praktikon një futboll modern dhe teknik, i ndryshem nga shumica e ekipeve italiane.

Me lojtarë të aftë teknikisht, kombinime të shpejta dhe përdorim të zgjuar të hapësirave, ekipi po sjell një frymë të re – një shembull i futbollit më ndërkombëtar në Serinë A. Testi i ardhshëm ndaj Interit në “San Siro” do të jetë një provë e vërtetë për Komon, duke treguar objektivat reale të skuadrës këtë sezon, që duket se synon një vend në Europë.

Ky kampionat është emocionues dhe plot surpriza, por mbetet për t’u parë nëse niveli i lojës do të arrijë intensitetin dhe spektaklin që kërkon renditja e ngushtë. Një garë për titull me kaq shumë pretendente nuk shihej prej kohësh në Itali, dhe vetëm koha do të tregojë se kush do të vazhdojë të luftojë deri në kilometrat e fundit, aty ku situata do të bëhet më e “nxehtë”.

The post Si asnjëherë më parë, shtatë skuadra në garë për titullin në Seria A appeared first on Alsat.