Sonte rreth orës 19:30 ka shpërthyer zjarr në një shtëpi të vjetër të pabanueshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, tranemton TV21. Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhimin me Kriza për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 12 zjarrfikës me 4 automjete.
“QMK Shkup njofton se në ora 19:43 ka shpërthyer zjarr në një shtëpi të vjetër pranë Kishës “Shën Spas” në Çarshinë e Vjetër. Në shuarjen e zjarrit po intervenojnë 12 zjarrfikës me 4 automjete zjarrëfikëse”, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
