Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Sindikatën e Qendrës Klinike, përcjell TV21. Në takim ai ka theksuar se me sindikatat janë në të njëjtën anë, në komunikim të vazhdueshëm dhe, siç thotë ai, mbajnë takime të rregullta pune për përmirësimin e statusit të punonjësve shëndetësorë.
Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar dhe shqyrtuar aspektet e mundshme për përmirësimin e marrëveshjes kolektive. Aliu, sipas kabinetit të tij, i ka informuar përfaqësuesit e organizatave sindikale për dinamikën e realizimit të punësimeve të reja në shëndetësi, të cilat ishin shtyrë përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale, si dhe për punësimin e përhershëm të specialistëve privatë.
