Një aksident automobilistik ka lënë pas 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi.
Një autobus është përplasur me një kamion në një autostradë në Turqinë jugore, tha zyra e guvernatorit rajonal.
Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit kur autobusi u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.
Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi pjesën e përparme të djathtë të autobusit të dëmtuar rëndë nga përplasja me pjesën e pasme të kamionit, rreth 90 kilometra në perëndim të Gaziantepit.
Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin në autobus dhe autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, u mor në paraburgim, ndërsa policia mbylli përkohësisht rrugën për hetime./vizionplus.tv
Osmaniye’nin Bahçe ilçesi Ayran Tüneli yakınlarında, yolcu otobüsünün seyir halindeki TIR’a çarpması sonucu meydana gelen kazada 7 kişi hayatını kaybetti, 11 kişi ise yaralandı
Hurdaya dönüşen otobüsten son görüntülerhttps://t.co/ZULCZgorXj pic.twitter.com/bEnnjO4NLm
— Halk TV (@halktvcomtr) December 6, 2025

Hurdaya dönüşen otobüsten son görüntüler