Sonte në mesnatë përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Deri më tani, e diel, 7 dhjetor 2025, ora 16:00, vetëm gjashtë subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 141 kandidatë: Za Slobodu Pravdu i Opstanak 12 kandidatë; SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA SDU 35 kandidatë; JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 23; PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS 40; Kosovaki Nevi Romani Partia 11 dhe FJALA 20 kandidatë.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ nëpërmjet Zyrës do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

The post KOSOVË / Deri tani, vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ appeared first on Alsat.