Policia e Maqedonisë ka kapur 62 pako me marihuanë në një veturë me targa të Strugës, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetura po drejtohej nga një shtetasi i Shqipërisë, që është identifikuar si një 46-vjeçar me iniciale A.T. nga Pogradeci.

“Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në rrugën magjistrale Strugë–Qaf Thanë, pranë fshatit Frangovë të Strugës, punonjës policie nga Stacioni Policor Frangovë, pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, kanë privuar nga liria A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të kryer në një automjet “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin e drejtonte ai, u gjetën tre qese me 62 pako marihuanë. Prokurori publik është informuar, droga është sekuestruar, dhe A.T. mbahet në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Strugë do të dorëzojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.