Bujqit grekë sot i zgjeruan protestat duke i bllokuar plotësisht pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Sipas mediave greke, pika kufitare Evzoni në Gjevgjeli do të jetë e mbyllur nga ora 18:00 deri në 22:00, ndërsa pika Niki në Manastir do të bllokohet për dy orë paradite, përcjell TV21. Tetë orë bllokime priten edhe në pikat kufitare me Bullgarinë.
Transportuesit reagojnë se po pësojnë humbje të mëdha dhe paralajmërojnë ankesa në institucionet ndërkombëtare, pasi po cenohet e drejta për lëvizje të lirë. Në Greqi, mbi 6.000 traktorë janë nëpër rrugë. Fermerët thonë se nuk do të tërhiqen derisa të u paguhen subvencionet që shteti ua ka borxh.
