Kompania e fluturimeve me buxhet të ulët, “EasyJet” nga viti i ardhshëm do të ofrojë fluturime sezonale nga Bodrumi drejt Shkupit dhe Sarajevës, njofton portali “Ex Yu Aviation”, përcjell TV21. Fluturimet drejt Shkupit do të nisin më 2 korrik dhe do të realizohen çdo të enjte, ndërsa drejt Sarajevës nga 28 qershori

, çdo javë.

Në të kaluarën, linjat drejt këtyre destinacioneve janë operuar nga EasyJet në bashkëpunim me Anadolujet: drejt Shkupit nga 2022 deri në 2024, dhe drejt Sarajevës nga 2011 deri në 2014.