Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stevkovski ka njoftuar se komuna ka pajisur shkollën fillore “Vera Jociç” me 20 laptopë dhe 10 kompjuterë, përcjell TV21.

“Shkolla “Vera Jociç” merr 20 laptopë dhe 10 kompjuterë desktop! Kam vizituar Shkollën Fillore “Vera Jociç”, ku kemi pajisur kabinetin e informatikës me 20 laptopë të rinj dhe 10 kompjuterë desktop. Me këtë furnizim, shkolla fiton kushte moderne që do t’u mundësojnë nxënësve të mësojnë, të hulumtojnë dhe të krijojnë duke përdorur teknologjinë më të fundit. Kjo investim është më shumë se një furnizim me pajisje – është një investim në gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar mes tjerash Boban Stevkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

