Dy skuadra që tani janë matematikisht të kualifikuara

Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë dekretuar emrat e dy skuadrave të para të cilat matematikisht kanë siguruar kalimin të paktën në fazën play-off, ndonëse duken se për momentin janë qartësisht favorite për vendet e para në tetëshe.

Bajern Munihu iu bashkua Arsenalit në kuotën e 15 pikëve dhe vetëm këto dy ekipe janë matematikisht të sigurt deri tani se do të jenë mes 24 skuadrave të para.

Pas krahëve të tyre renditet Atalanta, në kuotën e 13 pikëve, ndërsa tetëshen e plotësojnë PSZH, Interi, Real Madridi, Atletiko Madridi dhe Liverpulli. Për këto dy të fundit kishin shumë rëndësi fitoret e fundit pasi iu mundësuan të kthehen mes pretendentëve në Ligën e Kampionëve.

The post Dy skuadra që tani janë matematikisht të kualifikuara appeared first on Alsat.