Gazetar: Bashkim Sulejmani
Vitin e ardhshëm do të nisë rikonstruksioni i Sahat Kullës në Tetovë, me synim rikthimin e saj në pamjen dhe vendndodhjen autoktone.
Projekti do të financohet me rreth dyqind mijë euro, donacion nga Komuna e Konjas në Turqi.
Lajmi u bë i ditur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Tetovës dhe Qendrës Nacionale për Konservim.
“Besojmë që me këtë hap ne veçmë nisim një rrugëtim drejt rikthimit të këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, dhe besoj që aktivitetet e para ndërtimore do të nisin brenda vitit të ardhshëm” , tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
“QNK do t’i fillojë të gjithë punët e nevojshme, nga valorizimi i projektit, kontrollimi i tij komplet sepse si punë parapërgatitore në vitin 2016 është bërë projekti kur u dhanë disa vërejtje dhe aty përfundoi gjithçka. Një histori e shkurtër e kullës, e njëjta pra është klasifikuar si e mirë kulturore e palëvizshme e karakterit profan nga periudha Osmane, dhe është ndërtuar sipas të dhënave në 1566 – 1576 vit, dhe për herë të parë përmendet në vakuf namën e 1608 vit”, u shpreh Aleksandar Jordanoski, Drejtor i QNK-së.
Ndryshe nga Sahat Kulla, Kalaja e Qytetit, sipas drejtorit të QNK-së, do të vazhdojë të mbetet në të njëjtën gjendje. Arsyeja sipas tij, është mungesa e kuadrove profesionale në vend për restaurimin apo kryerjen e gërmimeve të nevojshme atje./ Alsat.mk
The post Tetovë/ Vitin e ardhshëm nis rikonstruksioni i Sahat Kullës, 200 mijë euro donacion nga Turqia appeared first on Alsat.
