Trajneri i Liverpullit, Arne Slot, në prag të sfidës së Premier Ligës kundër Brajtonit, komentoi rreth situatës së sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, i përjashtuar nga ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, pas deklaratës se ishte “hedhur nën autobus” nga klubi, pas barazimit në Lids.

“Do të flas me Salah. Rezultati i kësaj bisede do të përcaktojë si do të shkojnë gjërat për të shtunën. Çfarë më duhet është një bisedë me të. Nuk ka shumë gjëra të tjera që mund të them. Besoj se ka pasur shumë biseda mes përfaqësuesve të tij dhe tanëve javën e fundit. A dua që të qëndrojë? Herën tjetër që do të flas për Momo, do të jem me të. Nuk shoh arsye pse nuk do të doja që të qëndronte,” tha mes tjerash Slot.

The post Arne Slot: Do të bisedojë fillimisht me Mohamed Sallahun appeared first on Alsat.