Ka indicie që 40 auto-shkolla në Maqedoni janë marrë vesh, për të caktuar çmimin për trajnimin e kandidatëve për marrjen e patentë shoferit, përcjell TV21. Komisioni për vendimmarrje mbi kundërvajtjet pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës njofton se sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, është kryer inspektim në disa auto-shkolla.
“Gjatë inspektimit u konstatuan indikacione që tregojnë mundësinë e një sjelljeje të koordinuar të auto-shkollave – kartel në formimin e çmimeve për trajnim të kandidatëve për shoferë, që përbën shkelje të mundshme të nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Komisioni thekson se do të vazhdojë me mbledhjen intensive të provave dhe përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante dhe, nëse konfirmohet ekzistenca e një veprimi të ndaluar kontraktual, do të merren masa të përshtatshme sipas Ligjit.
Në lidhje me: Kartel në sigurime! 10 kompani gjobiten me €280 mijë, rritën çmimet e polisave për automjetet
