Bija e dëshmorit Nuri Mazari, Shqipdona Mazari tha se kërkojnë drejtësi të pakontestueshme të pandikuar për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përcjell TV21. Mazari tha se UÇK-ja ishte ushtri e dinjitetit, çlirimit dhe përgjigje e një populli që nuk pranoi zhdukjen
“Kërkojmë drejtësi të pakontestueshme, të balancuar dhe të pandikuar. Një drejtësi që e njeh kontekstin, sakrificën dhe të vërtetën e madhe të kësaj lufte. UÇK-ja nuk ishte ushtri pushtimi, por ushtri çlirimi. UÇK-ja nuk ishte krimi, por ushtrie lirisë dhe e dinjitetit. UÇK-ja ishte shtylla kurrizore e mbijetesës sonë, dalja janë e fundit nga humnera e shfarosjes. Ishte përgjigjia e një populli që nuk pranojë kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën këtë lëvizje nuk ishin kriminel”, tha Shqipdona Mazari.
