Hysni Gucati në një deklaratë për media theksoi se qytetarët në kufi kanë kaluar lirshëm dhe pa pengesa, siç theksoi kontrollë rutinë, transmeton TV21.

“Mua më ka lajmëruar kryetari i Çairit Izet Mexhiti që thotë se kufiri do të jetë i hapur dhe kufiri është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë kush dëshiron të vin në protestë. Kufiri është i qetë. Po sa mbërritën Gjeneralët e UÇK-së në Shkup, në sheshin “Skënderbeu”, kufiri është i qetë, qytetarët kalojnë qetë, kontrollë rutinë”, deklaroi Hysni Gucati.