Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri mori përkrahje nga VLEN dhe nga ASH-Sela që kjo së fundmi u largua nga koalicioni AKI, përcjell TV21. Pas kësaj, pati zëra për një bashkëpunim të mundshëm mes VLEN dhe ASH-Sela, gjë që në Click Plus në TV21, Besar Durmishi nuk konfirmoi një gjë të tillë.

Durmishi tha se kanë mbështetur kandidatët që kanë pasur mbështetjen nga qytetarët, duke mos dhënë më shume detaje rreth kësaj.