Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një shofer 44 vjeç nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka shkaktuar aksident në trafik, ku jetën ka humbur një 76-vjeçar nga Gostivari, përcjell TV21.

“Sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria shoferin H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi se në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari. I.M. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

Foto: MPB