Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë me -6 gradë, ndërsa në Petrovec të Shkupit, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë janë matur -4 gradë, në Tetovë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Kavadar -3 gradë, në Ohër 0 gradë, kurse temperaturat më të larta prej 3 gradësh janë regjistruar në Krushevë.

Moti do të jetë pjesërisht me vranësira, me periudha me diell dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit, në disa lugina dhe përgjatë luginave të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët veriperëndimore herë pas here do të ketë shtim të vranësirave me kushte për shi të dobët. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe kryesisht i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.