Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po urdhëron një bllokadë “totale dhe të plotë” të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Në një postim në Truth Social, ai tha se qeveria e udhëheqësit venezuelas, Nicolás Maduro, ishte përcaktuar si një organizatë terroriste e huaj dhe e akuzoi atë për vjedhjen e aseteve amerikane, si dhe për “terrorizëm, kontrabandë droge dhe trafikim qeniesh njerëzore”.
“Prandaj, sot, po urdhëroj një bllokadë totale dhe të plotë te të gjitha cisternave të snaksionuara nafte që hyjnë dhe dalin nga Venezuela”, shtoi ai.
Vërejtjet e tij erdhën një javë pasi SHBA-të sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës tha se hodhi poshtë “kërcënimin grotesk” të Trump.
Në postimin e tij, Trump tha se Venezuela ishte “plotësisht e rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut”.
Ai shtoi se ajo “vetëm do të bëhet më e madhe” dhe “do të jetë si asgjë që ata kanë parë ndonjëherë më parë”.
The post Trump merr vendimin, urdhëron bllokimin e cisternave të naftës të sanksionuara brenda dhe jashtë Venezuelës appeared first on Alsat.
