Aktorja Lindita Çunmulaj, ka reaguar ndaj këngëtares Edona Llalloshi, njëherësh edhe deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit ia përshtati këngën e Çun Mulës liderit të saj, Albin Kurtit.
Çunmulaj me anë të një reagimi në ‘Facebook’ ka thënë se historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe “këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave”.
“Me marrë këngën e Çun Mulës dhe me ia kushtua një politikani të sotëm është njësoj si me marrë këngën e Adem Jasharit e me ia ndërrua emrin – nuk ban, sepse historia ka emër. Ka kohë dhe ka gjak”, ka deklaruar ajo
Llalloshi këndoi një këngë kushtuar liderit të partisë, Albin Kurtit. Kënga e saj, nxiti shumë reagime, pasi u përmend vargu “Nuk jam djalë për me u koritë, jam Albini pushkë me qitë”, e në fakt është adoptimi i këngës që i kushtohet Çun Mulajt.
The post Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon appeared first on Veriu.info.
