Këshilli i Prokurorëve Publik ka caktuar nesër seancë për zgjedhjen e drejtuesit të përkohshëm të Prokurorisë Publike Shtetërore pas dorëheqjes së Lupço Kocevskit. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, për TV21 konfirmoi se pasdite ka marrë shkresën nga Kuvendi dhe se procedurat për këtë tashmë janë duke u zhvilluar.

“Do të fillojnë procedurat, sapo na ka ardhur edhe letra, tani në kolegjium do të caktojmë seancën dhe do të zgjedhim drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Publike Shtetërore”, thot; Bashkim Besimi – Kreyetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Rreth procedurës për zgjedhjen e ktyeprokurorit të ri, Qeveria së pari duhet ta dorëzojë te Kuvendi propozim-vendimin për shpalljen e konkursit, dhe afati për aplikim të kandidatëve është 15 ditë. Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të japë mendim për kandidatët. Përveç kushteve të përgjithshme për zgjedhje, parashikohen edhe kushte të veçanta, dhe ato janë që personi të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror publik ose gjyqtar në të drejtën penale.

LIGJI PËR PROKURORËT PUBLIK
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpall emërimin e prokurorit në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta ditore, jo më vonë se dy muaj para skadimit të mandatit ose menjëherë pas lëvizjes së vendit të punës. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare. Këshilli i Prokurorëve Publik, sipas kërkesës së Qeverisë, brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës, dorëzon mendim të arsyetuar pozitiv ose negativ në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e aplikuar. Qeveria e dorëzon Kuvendit propozim për emërimin e prokurorit.

Si pasardhës i mundshëm i Kocevskit në opinion përmenden disa emra, dhe ato janë: Jovo Cvetanovski, Zllatko Bikovski, Anita Topallovska – Isajllovska dhe Vlladimir Millosheski.