Pa rrymë disa pjesë të Aerodromit, Sarajit dhe Sopishtes

Pa energji elektrike sot do të jenë disa pjesë të Aerodrimit, Sarajit dhe Sopishtes.
Qendra për Menaxhim me Kriza duke iu referuar informacioneve nga EVN Maqedoni njofton se nga ora 08 deri në 09 pa rrymë do të jenë përdoruesit e Bul. Jane Sandanski nr. 70 në Komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 10 deri në 13 përdoruesit e fshatit Lisiçe e Poshtme pas “Livram” gjithashtu në Komunën e Aerodromit.

Nga ora 8:45 deri në 14 pa rrymë do të jetë një pjesë e Kondovës, gjegjësisht pjesa rreth hekurudhës dhe kopshtit në Komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 09:00 përdoruesit e rrugës 14 në Komunën Sopishte.