Richard Grenell i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Veçanta, në rrjetin social X ka komentuar për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Hagë, ku u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Tutje Grenell vlerëson ashpërsinë e Edi Ramës ndaj çështjes ligjore të prokurorit Jack Smith. Grenell thotë se prokurori Jack Smith ëshë një turp, ndërkaq shton se kryeministri shqiptar ka të drejtë.
“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, ka shkruar Richard Grenell.
NATO ally and Albania Prime Minister Edi Rama eviscerates the Jack Smith legal case against former President Thaci at The Hague – and shames the Europeans for allowing the injustice to continue.
Jack Smith is a disgrace.
Rama is right. https://t.co/aXwDyB1Jai
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 18, 2025
