Sot janë luajtur ndeshjet e gjashta dhe të fundit për këtë raund të Conference League, duke përcaktuar 8 ekipet e renditura të parat që shkojnë direkt në fazën e 1/16-ve, 16 ekipet e renditua nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të, të cilat do të ndeshen mes tyre me sistemin vajtje-ardhje, për të përcaktuar edhe 8 ekipet e tjera që do të shkojnë në fazën e 1/16-ve.
8 ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të, e mbyllin këtu garën për këtë kompeticion, duke u eliminuar. Strasbourg e mbyll në vend të parë, me 16 pikë, 5 fitore dhe një barazim për francezët. Më pas vijnë polakët e Rakow me 14 pikë, me 13 pikë janë AEK i Athinës, Sparta Prague, Rayo Vallecano, Shakhtar Donetsk dhe Mainz. AEK Larnaca që mundi 1-0 Shkëndijën renditet e teta me 12 pikë dhe mbyll tetëshen e parë AEK i Athinës me 11 pikë.

Ekipet nga vendi i 9-të deri në vendine 24-të do të ndeshen mes tyre në play-off, vendi i 9-të me atë të renditur në vendin e 24-të e kështu me radhë.

Në 12 ekipet e eliminuara bien në sy emra të njohur si Dinamo Kyiv, Legia, Rapid apo edhe Aberdeen.

The post CONFERENCE LEAGUE: Mësohen 8 ekipet e para, 16 ekipet që shkojnë në play-off dhe 8 të fundit që e mbyllin garën këtu appeared first on Telesport.
