KF Shkëndija edhe pse humbi me rezultat 1 me 0 në Qipro nga AEK Larnaca, sërish e fitoi një vend në “Play Off”, transmeton TV21. Rezultati u zhbllokua në minutën e 83-të, me golin e Karol Angielski. Pjesën e dytë, kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Liridon Latifit, për ndërhyrje të ashpër me takë ndaj kundërshtarit. Pavarësisht humbjes, Shkëndija renditet në vendin e 23-të me 7 pikë dhe në play-off do të ndeshet me polakët e Lech Poznan.
Arbin Zejnullai tha se Shkëndija këtë e ka kërkuar për 10-11 vite, duke shtuar se janë me fat që e arritën këtë kualifikim edhe pse nuk arritën rezultatin pozitiv në ndeshjen e sontme.
“Nuk ia arritem kualifikimit ashtu siç dëshironim me rezultat pozitiv, por e rëndësishme është kualifikimi, është historike për klubin, për tifozët, për qytetin. E kemi kërkuar këtë gati 10-11 vite dhe jemi me fat që jemi ne që e arritëm”, tha lojtari i Shkëndijës Arbin Zejnullai.
