Në manifestim kushtuar mësonjëtores së pare në gjuhën turke para objektit të komunës u mblodhën qytetarë të shumtë të komunitetit turk për të nderuar edhe ambasadorin e Turqisë në vendin tonë. Para Komunës në shenjë respekti u ngrit flamuri i Turqisë. Kryetari I Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski shprehu gatishmëri për bashkëpunimin duke thënë se nuk do të ketë ndarje etnike apo gjuhësore.
“Të hapërojmë drejt një të ardhme të ndritur dhe shpresoj se me këtë akt simbolik ngritjen e flamurit turk para Komunës së Kërçovës dhe është detyre e imja është të qëndroj përgjithmonë këtu”, tha Aleksandër Jovanovski, kryetar i Komunës së Kërçovës.
