Në Ski Qendrën “Kodra e Diellit” tashmë po funksionon teleferiku me gjashtë ulëse, përcjell TV21. Drejtori i Ski Qendrës, Gani Aliji thotë se janë të përgatitur teknikisht për sezonin e skijimit, ndërsa po presin reshjet e borës.

“Tani çdo javë do të punojmë deri në pritjen e borës, edhe të fillon skijimi. Ski-ashensorët janë të gjithë të përgatitur, të kontrolluar, kemi marrë dhe lejen, pranimin teknik për ta lëshuar në përdorim ski-qendrën”, tha Aliji, duke shtuar se edhe shtypësit e borës tashmë janë servisuar.