Kryeministri Hristijan Mickoski këtë të diel ka mbledhur shumicën e ministrave të qeverisë, për të diskutuar mbi çështjen e agjendës reformuese, përcjell TV21. Mickoski tha se thelbësore është që për këtë çështje, të kryhen detyrat e brendshme.

“Sot mbajtëm mbledhjen e javës mbi temën agjenda reformuese. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan prioritetet aktuale dhe afatet për zbatimin e reformave kyçe, duke u theksuar nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe ndarje të qartë të përgjegjësive. Për zbatimin e suksesshëm të agjendës reformuese, është thelbësore që t’i kryejmë detyrat e brendshme”, shkroi Mickoski.

