Nëse deri para pak javësh thuajse të gjithë ishin të bindur që Rodrygo do të largohej nga Real Madrid në merkaton e janarit, situata e brazilianit ka marrë një kthesë të papritur.

Në ndeshjet e fundit, Rodrygo e ka nisur si titullar dhe ka fituar besimin e trajnerit Xabi Alonso. Anësori brazilian ka bërë diferencën në fushë dhe e ka vënë në “siklet” Xabi Alonso që nuk i besoi në ndeshjet e para të këtij sezoni.

Tashmë të gjithë janë të bindur në Madrid, pavarësisht interesit të shumtë nga ekipet e tjera të mëdha, Rodrygo nuk do të largohet në janar nga Real Madrid dhe me siguri as në verë.

The post Ndryshon situata në Madrid. Lojtari që pritej të largohej në janar, fiton besimin e Xabi Alonso dhe vendin e titullarit appeared first on Telesport.