Genoa-Atalanta, ndeshja përmbyllëse e javës së 16-të në Serie A, e luajtur në “Luigi Ferraris” është mbyllur 0-1 për bergamaskët. Vendasit e nisën takimin thuajse me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të portierit Nicola Leali, pa u mbushur ende minuta e tretë. SHIHVIDEON

Leali u ndëshkua direkt me karton të kuq pas faulllit ndaj Daniele Maldini si lojtar i fundit, jashtë zonës. Sipas OPTA, Nicola Leali, i përjashtuar në minutën 2:44, është vetëm portieri i dytë që merr karton të kuq brenda tre minutave të para të një ndeshjeje Serie A që nga sezoni 1994/95, i mëparshmi ishte Luca Marchegiani me Lazion më 20 tetor 1996 (kundër Cagliarit).

Pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më shumë, Atalanta vujati shumë dhe arriti të gjejë golin vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë. Ishte Isak Hien që shënoi me kokë në minutën 90+4′, pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të portierit vendas. Pas kësaj fitoreje, Atalanta renditet në vendin e 9-të me 22 pikë, Genoa renditet në vendin e 17-të.

SHIKOGOLIN

The post Genoa e nis takimin me një lojtar më pak, Atalanta fiton vetëm në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.