Drita pas errësirës, rilindja pas ferrit. Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarín, tregon betejën e tij me depresionin, alkoolin dhe tri tentativa vetëvrasjeje: “Si jam? Po e fitoj betejën time”.

Kolumbiani rrëfen se gjithçka nisi në muajt e fundit tek Interi, për shkak të problemeve familjare dhe ndarjes nga bashkëshortja, larg fëmijëve. Transferimi në Kinë e përkeqësoi gjendjen, ndërsa në Brazil, me shpërthimin e Covid-it, humbi edhe atë që e mbante gjallë, futbollin. “Mbeta pa asgjë, vetëm me veten time”, – thotë ai.

Në një moment krize, i vetëm dhe nën efektin e alkoolit, kërkoi ndihmë: “Po mendoja ta mbyllja jetën”. Telefonata te psikologia dhe agjenti shënoi kthesën. Guarín nisi një program rehabilitimi, hoqi dorë nga alkooli dhe u ribashkua me fëmijët. Sot punon në fondacion së bashku me psikologen e tij, për të ndihmuar të tjerët me përvojën personale.

The post Guarín, “ferri” dhe rikthimi: “Alkool, depresion dhe tri tentativa vetëv*asjeje, por po e fitoj betejën” appeared first on Telesport.