PSG kompletoi “sextuplete” (6 trofe në vitin 2025). Pas fitimit të të gjithë trofeve sezonin e kaluar, parizienët mërën edhe trofeun e fundit, Kupën Interkontinentale. Kvaratskhelia shënoi golin e parë ndaj Flamengos në pjesën e parë, ndërsa Jorginho barazoi me penallti në pjesën e dytë. Fituesi u vendos me penallti.

Luis Enrique, që nga fillimi i ndeshjes, besoi te portieri i dytë Safonov, duke zëvendësuar Chevalieri që erdhi verën e kaluar për të zëvendësuar Donnarumma. Në serinë e penalltive, Safonov u bë hero i PSG-së, duke pritur 4 nga 5 penalltitë. Ai pësoi vetëm të parën nga de la Cruz, ndërsa ndali Saul, Pedro, Pereira dhe Araujo.

Sekreti? Një truk i veçantë. Para fillimit të penalltive, kamerat e kapën duke shkuar në stol te trajneri i portierëve për të marrë një peshqir. Brenda tij kishte një listë me informacionet e lojtarëve të Flamengos, këmbën e tyre të preferuar dhe drejtimin e penalltive, të cilat e ndihmuan të realizonte katër pritjet vendimtare.

The post Truku i Safonov me peshqirin; ja si portieri-hero i PSG-së priti 4 penallti nga 5 ndaj Flamengos appeared first on Telesport.