Sporti në zi: Ndërron jetë mundësi Ramazan Memedi

Ndërroi jetë mundësi i njohur i mundjes popullore, Ramazan Memedi, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe mbarë komuniteti që e njohu dhe e vlerësoi për kontributin e tij në sport.
Humbja e tij ka prekur thellë botën e mundjes popullore dhe sportdashësit.
Familjes Memedi dhe gjithë atyre që ndajnë këtë dhimbje, Allahu u dhëntë durim dhe forcë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë.