Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë ndikim edhe në rritjen e çmimit të produkteve që si bazë kryesore e kanë rrymën, por kjo rritje do të jetë shumë e vogël dhe nuk do të ketë shumë ndikim te kompanitë e as në xhepin e qytetarëve, tha Nuhi Aliu ushtrues detyre i kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore.

“Ajo rritje është minimale sa kam unë informata, sa t’i mbuloje do harxhime fikse të ndërmarrjeve që merren me prodhimin e rrymë , po sado që e vogël të jetë ajo rritje, normal reflektohet edhe në prodhimet që si shpenzim kryesor e kanë rrymën elektrike. Kështu që ajo do reflektohet edhe në rritjen e çmimeve por ajo do të jetë një rritje shumë e vogël që nuk do të ketë një efekt drastik në tregun e Maqedonisë dhe besoj që lehet do ta përballojnë edhe bizneset edhe qytetarët”, tha Aliu.